Loading…

Flet ‘Shemi’ i Ilirëve, akuzon Përparim Ramën për arrestimin e tij

  • 07/08/2022 | 20:19

Flet ‘Shemi’ i Ilirëve, akuzon Përparim Ramën për arrestimin e tij

Shemsi Krasniqi u arrestuar të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”.


Por, kjo dëshirë nuk iu realizua të shtunën Shemsi Krasniqit, vokalistit të grupit muzikor kosovar “Ilirët”, i njohur me nofkën “Shemi”.

Madje, në përpjekje që të klëndonte në skenën e festivalit të njohur, ai u prangos nga Policia. Sipas Shemsi Krasniqit të grupit të njohur shqiptar “Ilirët” arrestimi ka ardhur pas një konflikti verbal që ka pasur me organizatorin dhe themeluesin e Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa.

Krasniqi thotë se Lipa nuk e ka lejuar ta këndoj një këngë kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

E në arrestimin e tij, ai pretendon se ka gisht edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Krasniqi demanton edhe lajmet se ai u arrestua pasi që tentoi të hipte mbi skenën e festivalit “Sunny Hill”në gjendje të dehur.

Ai, gjithashtu paralajmëron se sërish do të provojë t’ia mësyjë këtij festivali, madje edhe përmes rrugëve ilegale.

Për gjithë këtë ngjarje, të dielën ka folur Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, policia tha se këngëtari pa autorizim kishte hipur në binë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë