Loading…

Flet sulmuesi i Buducnostit: Llapi është kundërshtar i vështirë, por unë besoj në cilësinë tonë

  • 23/06/2022 | 20:57

Flet sulmuesi i Buducnostit: Llapi është kundërshtar i vështirë, por unë besoj në cilësinë tonë

Një ndër lojtarët më të mirë të Buducnostit, Igor Ivanovic, së fundmi ka vazhduar kontratën me klubin e tij, derisa është shprehur tejet i lumtur për këtë marrëveshje, ai ka folur edhe rreth ndeshjeve në Conference League kundër Llapit, transmeton Gazeta Metro.


Igor Ivanovic konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë që ka në skuadër kundërshtari i Llapit, ai nga 122 ndeshje me Buducnostin ka shënuar 43 gola e dhuroi 12 asistime.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Ivanovic ka deklaruar se skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina është një kundërshtar i vështirë, por beson se ata janë favoritë për të kaluar në fazën tjetër.

”Dueli po afrohet, mendoj se jemi gati për ato ndeshje. Llapi është një kundërshtar i vështirë, por unë besoj në cilësinë tonë, shpresoj që pas dy ndeshjeve të jemi ne më të suksesshëm dhe të kalojmë në fazën tjetër, gjë që është e pritshme nga ne,” tha 31-vjeçari.

Reprezentuesi malazez kujtoi edhe sezonin e kaluar kur Buducnosti u eliminua në fazën e parë të Ligës së Kampionëve dhe pastaj edhe në Conference League, ku shton se ata nuk duhet ta përsërisin atë që bënë vitin e kaluar.

”Besoj se do të kemi suksesshëm në dy vitet e ardhshme, jam i sigurt se do të kemi diçka për të treguar dhe shpresoj se do të bëjmë një rezultat të mirë në Europë, pasi sezonin e kaluar nuk ia dolëm. Na takon neve të justifikohemi dhe të dalim nga situata që njollosëm vitin e kaluar,” deklaroi ai.

Kujtojmë që takimi i parë mes Buducnostit dhe Llapit do të zhvillohet më 7 korrik në Podgoricë, ndërsa ndeshja kthyese luhet pas një jave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë