Loading…

Flet Sylë Hoxha për rastin Dehari: Ato që i kemi thënë qëndrojnë, të rejat do t’i shohim

  • 24/10/2019 | 12:07

Flet Sylë Hoxha për rastin Dehari: Ato që i kemi thënë qëndrojnë, të rejat do t’i shohim

Prokurori Special Sylë Hoxha, i cili ishte Kryeprokuror në Prokurorinë e Prizrenit, në rastin Dehari ka thënë se ato deklatarat që janë dhënë nga prokuroria në atë kohë qëndrojnë, dhe se për raportimet e reja duhet të shihet në ditët në vazhdim, shkruan Gazeta Metro.


Hoxha ka thënë se edhe pse ka qenë kryeprokuror ai nuk e ka pasur këtë rast.

Ai po ashtu ka thënë se ato çfarë i kanë thënë kur e kanë prezantuar raportin e autopsisë ashtu janë, duke shtuar se detajet e reja do t’i shohin.

“Unë nuk e kam pasur. Unë jam në Prokurorin Speciale tani, nuk kam unë lidhje, thërrisni Prokurorinë Themelore në Prizren sepse unë nuk jam më me atë rast. Merruni me ata prokurorët që e kanë rastin. Unë asnjëherë nuk e kam pasur rastin, kam qenë Kryeprokuror por prokuror i rasti s’kam qenë asnjëherë. Ato çka i kemi thënë ato ashtu janë, e ato çka dalin të reja i shohim”, ka thënë Hoxha sot për lajmi.net.

Mirëpo, në nëntor të viti 2016 Prokuroria e Themelore e Prizrenit kishte prezantuar para mediave rezultatet e raportit të autopsisë për rastin Dehari të cilat konstatonin se Astrit Dehari kishe kryer vetëvrasje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në nëntor të viti 2016, duke prezantuar para medieve rezultatet e raportit të autopsisë për rastin Dehari, tha se “nga raporti i autopsisë rezulton se vdekja e të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike “mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”, si pasojë e dëmtimeve të vetëshkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme”.

Sipas prokurorit Hoxha, pjesë e hetimeve ishin edhe videoinҁizimet brenda burgut dhe pas kontrollit të tyre nuk ka rezultuar për dyshime të ketë pasur përleshje fizike apo ndonjë problem ndërmjet të burgosurve dhe oficerëve me të ndjerin Astrit Dehari. “17 persona janë marrë në pyetje por nuk kemi ndonjë të dyshuar. Të gjitha provat dhe ekzaminimet e deritashme të kryera gjatë procesit hetimor vënë në pah se ky rast ishte vetëvrasje”, kishte thënë prokurori Sylë Hoxha në nëntor të viti 2016./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë