Loading…
Flora Brovina i’u përgjigjet kritikëve: Fotografinë e publikova me leje të gruas së dhunuar
  • 16/05/2019 | 17:57

Flora Brovina i’u përgjigjet kritikëve: Fotografinë e publikova me leje të gruas së dhunuar

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina ka deklaruar se fotografinë e publikuar sot ku shihen disa ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare në luftë, e ka publikuar me lejen e viktimës, transmeton Gazeta Metro.


Me qindra reagime ka pasur pas publikimit të kësaj foto, por tani Brovina ka treguar se e ka pasur lejen e gruas që është dhunuar në luftë për t’ia publikuar fotografinë derisa e kishin kryer krimin forcat serbe.

Ajo thotë se ka marrë leje nga familja e gruas dhe tha se identiteti i saj është mbajtur fshehur.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi”, ka thënë Brovina për T7.

Sipas saj, ka qenë e udhës që të publikohen faktet për krimet e kryera nga serbet.

“Më befasoi reagimi i disa kolegëve të mia sepse gjenocidin duhet ta dëshmojmë. Ishte kuvendi ku desha të dëgjohem”, ka thënë tutje Brovina.

Deputetja Brovina ka paralajmëruar se do të ketë foto të reja të ngjashme në vazhdim, ku do të pasqyrohen dhunimet serbe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë