Loading…

Florian Dushi: Gjykata që nuk korrekton, por skandalizon zgjedhjet

  • 30/10/2019 | 22:12

Florian Dushi: Gjykata që nuk korrekton, por skandalizon zgjedhjet

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ, i cili së fundi kandidoi për deputet nga kjo parti, Florian Dushi, ka folur për zgjdhjet duke konkluduar se Gjykatat në Kosovë po i skandalizojnë zgjedhjet, shkruan Gazeta Metro.


Dushi ka thënë se gjyakata nuk korretkon këto situata po vetëm po i skandalizon ato, madje ka përmendur edhe zgjedhjet e 2017’ës, ku ishte vendosur që nuk ka nevojë të ketë rinumërim në mes të kandidatëve atëherë për Prishtinën, Shpend Ahmetin dhe Arban Abrashin nga LDK’ja.

“Gjykata që nuk korrekton, por skandalizon zgjedhjet! Kjo Gjykatë, në vitin 2017, përballë provave të pakontestueshme të LDK-së në favor të rinumërimit të të gjitha votave në zgjedhjet për Kryetar të Prishtinës, kishte vendosur që nuk ka nevojë të ketë rinumërim meqë “sipas vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë zgjedhjet në Kosovë kishin shkuar përgjithësisht mirë”, ka shkruar në Facebook Florian Dushi.

Kujtojmë, që Dush ishte deklaruar se nga viti 2007 ka qenë anëtar i KQZ, kur ishte emëruar nga atëherë Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë deri më 2016, kur kishte dhënë dorëheqje për të marrë një pozitë zëvendësministri në Qeverinë e Isa Mustafës. Pra, ai kishte shërbyer nëntë vjet në këtë institucion, rrjedhimisht kishte të drejt edhe për një mandat.

Me 28 mars të 2019-s, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mesin e tyre edhe Florian Dushin nga LDK, për të cilin ishte bërë zhurmë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë