Loading…
Florin dhe Fifin i lidhë vetëm muzika
  • 22/02/2019 | 12:04

Florin dhe Fifin i lidhë vetëm muzika

Dy këngëtarët Flori dhe Fifi tash e sa kohë kanë zënë faqet rozë për shkak të një lidhje të mundshme mes tyre, transmeton Gazeta Metro.


Prej disa kohësh është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis producentit Flor Mumajesi dhe Fifit pasi kanë qenë pikërisht postimet e tyre që kanë bërë në Instagram, ato që na kanë konfuzuar dhe na kanë bërë të aludojmë.

Ditën e djeshme Fifi postoi në Instagram një foto të ngjashme me atë që Flori kishte hedhur disa ditë më parë, e veç kësaj bëri disa postime të cilat të bënin të mendoje për një fejesë të mundshme të këngëtares.

Këtu sërish të gjithë menduan se postimet e saj kishin lidhje me producentin.

Në fakt kishin lidhje me Florin por jo për dashurinë, as për fejesë, por për diçka tjetër!

Blitz.al ka zbuluar se Flor Mumajesi dhe Fifi janë duke realizuar një projekt së bashku, madje ata kanë realizuar edhe klipin e këngës së re.

Video që Fifi ka publikuar pak ditë më parë dhe të cilën e ka fshirë sërish ndoshta lidhet me titullin e këngës së tyre, gjë për të cilën do të na duhet të presim edhe pak para se ta zbulojmë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë