Loading…

Fluks kosovarësh për në bregdetin e Shqipërisë, në kufi kolonë 2 kilometra

  • 07/08/2017 | 13:59

Fluks kosovarësh për në bregdetin e Shqipërisë, në kufi kolonë 2 kilometra

Në këto ditë të nxehta gushti, shtetasit kosovarë po i drejtohen bregdetit shqiptar. Edhe në fillimin e kësaj jave, në orët e para të mëngjesit të sotëm, fluksi i pushuesve nga Kosova drejt Shqipërisë raportohet të ketë qenë shumë i lartë. 


Bëhet e ditur se kishte kolonë 1500-2000 metra në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, por kalohej pa pritje të gjata, për 5-10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se në dy vendkalimet e tjera, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta dhe në Qafë të Morinës për 1-2.

Gjithashtu  kujtojmë se kolona të gjata nga Kosova drejt bregdetit shqiptar kishte edhe javën e kaluar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në Kosovë këtë javë do mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat maksimale të ditës parashikohet të lëvizin ndërmjet 28 e 36 gradë celsius.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë