Loading…

Fluturimi i terrorizuar Prishtinë – Bazel: Kompania bullgare tregon detaje

  • 17/06/2019 | 19:52

Fluturimi i terrorizuar Prishtinë – Bazel: Kompania bullgare tregon detaje

Kompania ajrore bullgare (ALK Airlines) ka dhënë detaje të reja për Telegrafin, se si ka ndodhur incidenti gjatë fluturimit të aeroplanit Boeing 737-300 nga Prishtina për në Bazel, transmeton Gazeta Metro.


Në një përgjigje elektronike të dhënë nga kompania ajrore ALK Airlines për Telegrafin, bëhet e ditur se si kanë ndodhur turbulencat dhe ulja emergjente e aeroplanit.

“Gjatë fluturimit të ALK-it në VBB 7205 PRN-MLH (nga Prishtina në Bazel) më 16 qershor 2019 (avioni Boeing 737-300, me shenjën e regjistrimit LZ-MVK), gjatë kohës kur shenjat për rripin e sigurisë ishin të ndezura ndodhi një turbulencë e papritur kur ka shënuar rënie nga lartësia – pak jo shumë. Është lajmëruar kontrolla e trafikut ajror se çka po ndodhë. Dhe ata kanë dhënë leje për të ndryshuar nivelin e fluturimit”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga ALK Airlines për Telegrafin.

ALK Airlines, thekson tutje se ulja e aeroplanit është bërë normalisht pa pasoja për aeroplanin dhe ekuipazhin, dhe se ndihma mjekësorë është kërkuar menjëherë pas uljes dhe se dy udhëtarë janë dërguar për në spital, për shkak se kanë qenë më të lënduar.

Incidenti në aeroplanin që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku në bord ishin 121 pasagjerë, prej të cilëve 10 janë lënduar gjatë turbulencave që ka pësuar aeroplani.

Ndërkohë Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se ka kontaktuar me zyrtar të kompanisë ajrore ( ALK Airlines) e dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ngjarje, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë