Loading…

FMN: India do ta kalojë Britaninë si fuqi ekonomike

  • 02/05/2017 | 10:35

FMN: India do ta kalojë Britaninë si fuqi ekonomike

India pas shtatë dekadave që e fitoi pavarësinë, mund të vë nën hije ish sundimtaren e vetë koloniale dhe këtë vit ta shtyjë Mbretërinë e Bashkuar nga “shoqëria” e pesë ekonomive udhëheqëse të botës, sipas analizës së re të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) për projeksionet e rritjes.


India, gjithashtu do ta kalojë edhe Gjermaninë në vitin 2022 dhe do të bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë, falë shkallës së rritjes nominale vjetore prej 9.9 për qind, sipas raportit të institucionit financiar ndërkombëtar me seli në Uashington, transmeton gazeteametro.net.

Mirëpo, FMN ka paralajmëruar në sfidat me të cilat India do të jetë e detyruar të ballafaqohet në mënyrë që të realizoj shkallën e përmendur të rritjes, si dhe të riorganizoj sistemin e tatimeve dhe zgjidhjen e problemit të kredive problematike.

Sfidë janë edhe rritja e produktivitetit dhe mundësitë e punësimit, inkurajimi i investimeve të korporatave, pastaj edhe tejkalimi i problemeve të rëndësishme infrastrukturore.

Sipas raportit, ekonomia e Indisë edhe më tutje po shërohet nga vendimi i qeverisë në Nju Delhi që të tërhiqen nga qarkullimi dy kartëmonedhave më të mëdha, gjë që shkaktoi mungesë të parave të gatshme në vend.

Ekonomistët janë të brengosur edhe për gjendjen e sektorit bankar dhe të financave publike në Indi, pasi që të dhënat tregojnë  se niveli i kredive të këqija është rritur në 16.6 për qind të protfolios së përgjithshme të kredive./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë