Loading…
FMN: Kosova e Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
  • 10/04/2019 | 09:55

FMN: Kosova e Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike në Shqipëri gjatë këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

Në projeksionet e pranverës, FMN-ja vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2019-ën, në ngadalësim të ndjeshëm me vitin 2018-ën, ku rritja vlerësohet në 4.2%.

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2018, sipas vlerësimeve paraprake, ekonomia e vendit u rrit me 4.06%. Në këtë mënyrë, ekonomia shqiptare ka ndjekur të njëjtën tendencë me ekonominë globale, sidomos me atë evropiane, raporton ScanTV.

Kështu, Fondi Monetar Ndërkombëtar i bashkohet Bankës Botërore, që pak javë më parë deklaroi se parashikon një rritje prej 3.8% për ekonominë tonë gjatë këtij viti. Ndërsa, qeveria shqiptare është treguar shumë më optimiste, duke parashikuar një ekspansion prej 4.3%, gjatë 2019-ës.

Ndërkohë, në krahasim me raportin e tetorit, FMN-ja ka rritur vlerësimin për ekonominë në shqiptare për 2018-ën, nga 4 në 4.2%. Për dy vitet në vijim, pra 2020 dhe 2021, institucioni me bazë në Washington parashikon një rritje ekonomike prej 3.9% dhe 4% respektivisht.

Gjithashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se, inflacioni do të rezultojë në 2.2% për vitin 2019 dhe 2.6% për vitin 2020.

Në vendet e rajonit, rritjen më të madhe në 2019-ën pritet ta regjistrojë Kosova, me 4.2%, më pas Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.5%, Bosnja me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3% dhe Mali i Zi me 2.8%.

Ndërkohë, Eurozona që është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, u ngadalësua më shumë se ç’pritej, sipas FMN-së, si rrjedhojë e dobësimin e besimit konsumator dhe të biznesit, pasigurive mbi politikat fiskale, ngadalësimit të investimeve, sidomos në Itali, protestat në Francë dhe pasiguritë e Brexit. Zona e monedhës së përbashkët pritet të rritet me 1.3% në 2019-ën../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë