Loading…

FMN parashikon rritje ekonomike për Kosovën deri 4% për vitin e ardhshëm

  • 04/11/2022 | 12:46

FMN parashikon rritje ekonomike për Kosovën deri 4% për vitin e ardhshëm

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Gabriel Di Bella, u shpreh se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë nga 2 deri në 3 për qind.


Në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Di Bella tha se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm mund të shkojë deri në 4 për qind.

“Ka të dhëna dhe janë preliminare dhe ASK i rishikon ato, dhe në tre mujorin e parë e paraqesin një rritje prej 3.4 për qind dhe në tre mujorin e dytë janë 2.3 për qind. Për të qenë real, ne parashikojmë një rritje prej 2-3 për qind deri në fund të vitit”.

“Mund të ketë një rritje të implementimit të investimeve që mund ta rrisin këtë përqindje, por duhet të presim deri në fund të vitit për të parë këtë rritje. Për këtë vit është 2-3 për qind ndërsa në vitin e ardhshëm 3-4”, tha ai.

Di Bella, përmendi edhe rritjen e nivelit të inflacionit, për çka tha e ka ndikuar lufta në Ukrainë. ai madje ka shtruar pyetjen se çka do të ndodh në rast se shtrenjtohet rryma, si do të ndikojë kjo te qytetarët.

“Nuk është befasi që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë të vështirë për Evropën dhe Kosova nuk bën përjashtim nga kjo dhe si pasojë e luftës janë rritur çmimet, dhe prandaj Kosova ka bërë që të ketë inflacion. Tani për t’i zbutur këto tronditje, dhe Qeveria ka marrë disa vendime që kanë pasur synim zbutjen e kësaj tronditjeje”, tha tutje ai.

“Kur japim parashikime, janë në këtë mjedis kur ka rreziqe, është e vështirë të parashikohet saktë. Ajo që parashikohet të ndodh, është ulja e çmimeve dhe me këtë rast Kosova do të përfitojë gjallërim ekonomik. Tani poenta është se çfarë do të ndodhet nëse çmimet e energjisë rriten, natyrisht këto tronditje e bëjnë të ardhmen më të zbehtë”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë