Loading…

FMN: Recesion më i rëndë sesa kishin parashikuar fillimisht

  • 24/06/2020 | 21:02

FMN: Recesion më i rëndë sesa kishin parashikuar fillimisht

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur edhe më shumë parashikimet e tyre për rritjen ekonomike botërore këtë vit pasi presin dëm më të rëndë nga pandemia e koronavirusit sesa kishin parashikuar dy muaj më parë, transmeton Gazeta Metro.


FMN parashikon tani se ekonomia globale do të tkurret me 7.9 % këtë vit, zbritje kjo më e konsiderueshme sesa parashikimi i muajit prill me 3 për qind. FMN tha se dëmi ekonomik nga recesioni do të jetë më i keq sesa çdo rënie që prej Depresionit të Madh në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar.

“Ky është recesioni më i keq që prej Depresionit të Madh” tha Gita Gopinath, ekonomistja kryesore e FMN’së para gazetarëve. “Asnjë shtet nuk është kursyer”.

FMN theksoi se pandemia ka rënduar në mënyrë jo proporcionale familjet me të hyra të ulëta “duke rrezikuar përparimin e konsiderueshëm të arritur për zbutjen e varfërisë së skajshme në botë që nga 1990’ta”.

FMN parashikoi për 2021’n një kthesë të rritjes ekonomike, derisa nuk ka një valë të dytë e pandemisë të mos shpërthej. Ata presin që ekonomia botërore të rritet për 5.4 %, 0.4 më pak se kishte parashikuar në prill./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë