Loading…

FMN: Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 do të zgjasë me vite

  • 24/09/2020 | 13:34

FMN: Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 do të zgjasë me vite

Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 po zgjat më shumë sesa pritej dhe disa vendeve do t’u duhen vite para se ekonomitë e tyre të fillojnë të rriten përsëri. Kështu tha zëvendësdrejtori i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Geoffrey Okamoto, duke shtuar se vendet po vazhdojnë t’i frenojnë pasojat e pandemisë, transmeton Gazeta Metro.


Okamoto kujtoi në takimin në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndarë 90 miliardë dollarë për financimin emergjent të pothuajse 80 shteteve, por vazhdon të punojë me vendet anëtare për të frenuar pandeminë dhe pasojat e saj.

“Ne po përpiqemi të ruajmë forcën tonë financiare. Do të duhen disa vjet për t’u kthyer në rritje dhe shumë vende do të kenë nevojë për mbështetje gjatë rrugës”, tha Okamoto.

Po ashtu, organizata parashikon një recesion edhe më të thellë dhe një shërim më të ngadaltë nga pasojat e pandemisë COVID-19, sesa ai i parashikuar në prill.

Sipas analizës së fundit të FMN’së, pandemia e ka ndaluar ekonominë botërore, e cila ka ndihmuar në mbajtjen e virusit dhe shpëtoi jetë, por ka shkaktuar recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë