Loading…

FMN’ja përkrah shkencën

  • 12/04/2017 | 09:50

FMN’ja përkrah shkencën

Shefja e FMN-së Christine Lagarde tha të martën në Berlin se ndërkohë që revolucioni i dixhitalizimit vijon të përparojë, vendet industriale duhet të shtojnë investimet në fushën e kërkim-zhvillimit, për të garantuar rritjen e ekonomisënë të ardhmen.


“Nëse të gjitha vendet industriale do të shtojnë investimet 40%, atëherë PBB-ja do të rritet 5% në të ardhmen”, tha Lagarde.

Ajo u bëri thirrje vendeve të përshtaten me ndryshimet teknologjike dhe të nxisin politikëbërësit të marrin masa për përdorimin e plotë të ndryshimeve teknologjike për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe interesat e popujve.

Shefja e FMN-së Lagarde, kreu i Bankës Botërore dhe krerët e organizatave të tjera përfshi OECD-në dhe ILO-n u takuan të hënën me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të diskutuar mbi çështje të ndryshme ekonomiko-financiare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë