Loading…

Foli ‘gazetarja’ ruse e përzënë nga Kosova, Daria Aslamova: I tregoi medias serbe se çfarë iu interesonte dy ‘agjentëve kosovarë’ që e intervistuan

  • 09/08/2022 | 19:14

Foli ‘gazetarja’ ruse e përzënë nga Kosova, Daria Aslamova: I tregoi medias serbe se çfarë iu interesonte dy ‘agjentëve kosovarë’ që e intervistuan

Gjoja gazetarja ruse që punon në median shtetërore ruse Komsomolska Pravda, Daria Aslamova, është deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug të martën pasi u lirua nga ndalimi në Kosovë si një persona non grata, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Aslamovas dy agjentë të inteligjencës së Kosovës e morën në pyetje për disa orë atë. Ajo ca me përbuzje i ka thënë Tanjug se asaj i ishin prezantuar si policë të zakonshëm por dalloheshin se ishin agjentë. Dy burra të rinj të veshur në xhinse të hirta dhe këmisha.

Ajo e përshkroi rastin e saj në Kosovë duke shtuar se i interesonte krahasimi i Kosovës me Ukrainën policëve kosovarë sipas saj.

Ajo u ankua se ishte mjaft e çuditshme si tani ‘gazetarët po shpallen si agjentë, posaçërisht kur bëhet fjalë për ata rusë, që iu paska ngjitur se janë spiunë sipas saj.

Ajo tha se në Kosovë ishte nisur me burrin e saj, edhe ky gazetar Robert Valdec, për të vizituar manastiret e Banjska dhe Deçanit, gjë për të cilën tha se kishte bekimin e peshkopit Stefan të Kishës Ortodokse Serbe.

Që në Jarinje e dinin se diçka nuk po shkonte tregonte ajo, pasi vërejtën se doganierët “u shqetësuan si i panë pasaportat” dhe “menjëherë thirrën” në Prishtinë, sipas saj.

Ajo nuk ishte në dijeni në atë moment se ishte në listën e personave që iu është ndaluar hyrja n% Kosovë, dhe nuk e di si ishte gjendur në listën e të padëshiruarave duke shtuar se kjo nuk iu shpjegua asnjëherë. Pas dy orës në Jarinje, policia i ka përcjellë për në stacionin e policisë në Mitrovicë ku u janë sekuestruar telefonat.

“Menjëherë u kuptua se jemi të arrestuar. Dy burra të rinj erdhën dhe na u prezantuan si policë të zakonshëm, megjithëse e kuptuam se ishte e qartë se janë nga shërbimi i informativ, në xhinse të zeza e këmisha” tha Daria.

Ajo tha se intervistomi ishte përgatitur me profesionalizëm, ata kishin edhe dosjen e saj, e pyetën për intervistat e saja me Sergei Lavrov, Radovan Karadzjic, Jean-Marie Le Pen, Bashar al Assad, me presidentin e Moldavisë, si dhe pse ishte deportuar nga ai vend, çfarë po bënte në Donbas…

“Pyetja që iu interesonte mjaft ishte nëse shkruaj apo di diçka për zhdukjen e njerëzve në Kosovë dhe njerëzit që iu janë nxjerrë organet dhe nëse kamë bërë paralele në intgervista për transplantim organesh në Kosovë dhe Ukrainë. Kur kam shkruar për krizën e migrantë, kam shkruar edhe për njerëzit që zhdukeshin. Kam supozuar se ata po zhduken për t’iu marrë organet për treg, siç ishte rasti me njerëzit në Kosovë” pretendon Aslamova.

Ishte simptomatike sipas saj kur i kishin propozuar asaj që të flisnin më komod pa diktafon kur biseda mori kthesën drejt çështjeve politike, me pyetje si – çfarë është operacioni special dhe se çfarë po ndodh në Ukrainë, kur kihet parasysh se ajo kishte qenë atje. Tek më vonë, “nisi presioni”, ku nga ajo i kërkuan që të përgjigjet në pyetjen “fort torollake” – “A jeni ju spiune?” tha ajo.

Ajo sipas tregimit të saj, në atë kohë nuk e dinte se ministri i policisë së Kosovës siç e quan tashmë kishte publikuar “se është kapur kryespiunja ruse”. Në fund ajo tha se u vendos që ajo dhe të dërgohen në kufi me përcjellje të automjetit të blinduar.

Aslamova shtroi pyetjen tani “pasi ishte persona non grata” në Kosovë, pse e dërguan në Mitrovicë dhe e intervistuan për disa orë.

“Tash jam e njollosur si kryespiune në të gjitha mediat botërore, e pasaporta ime është me siguri e koduar” beson Aslamova duke pretenduar më tej se telefonat e tyre mobil që iu kthyen asaj dhe burrit të saj, tani po “sillen çuditshëm” u ankua ajo.

Daria Aslamova nuk është një spiun i thjeshtë, por punon në Komsomolska Pravda që mbikëqyret nga ministria e mbrojtjes së Rusisë. Ajo është në listë të zezë në disa shtete si në Ukrainë e Turqi. Në Moldavi në kufi ishte paraqitur dhe kishte folur vetëm në gjuhën kroate pasi kishte “harruar rusishten”. Ajo as nuk kishte dalë nga aeroporti molldav pasi nuk kishte mundur të arsyetonte vizitën e saj.

Bashkëshorti i saj kroat Robert Valdec, është një dorë e zgjatur ruse në Kroaci, si një element provokator në projektet propaganduese përgjatë Evropës.

Valdec del shpesh në televizione kroate ku rregullisht kritikon politikën e imigracionit të BE’së.

Ky çift ‘gazetarësh’ janë vërejtur në veprimtarinë e tyre në Spanjë destabilizuese në Katalunia, pastaj në Suedi – në mbështetje të protestave kundër “imigrantëve të dhunshëm”, e në Gjermani  – si mbështetje e partisë radikale djathtiste gjermane AfD./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë