Loading…

Foli me Kurtin në Slloveni, Sanchez kritikohet nga politikanë spanjollë

  • 07/10/2021 | 12:01

Foli me Kurtin në Slloveni, Sanchez kritikohet nga politikanë spanjollë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka konfirmuar dje se është përshëndetur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, gjatë samitit BE-Ballkan që është mbajtur në Slloveni, shkruan Eruopa Press.

Sanchez ka thënë se gjatë kësaj përshëndetje me Kurtin kanë diskutuar edhe për punën e dialogut Kosovë-Serbi, dhe se ka inkurajuar palët në gjetjen e një marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që do të ishte e pranueshme për të dy palët.

“Kam pasur rastin të përshëndes kryeministrin dhe t’i them se ne mirëpresim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe i inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që kënaqë të dyja palët”, ka thënë Sanchez, transmeton Express.

Ndërsa, teksa a folur për vendimin që Spanja të marrë pjesë në një Samit ku është edhe Kosova, Sanchez ka thënë se është e pa imagjinueshme që të mungojnë në një Samit ku marrin pjesë 26 shtetet anëtare të BE’së.

“A mund ta imagjinoni që Spanja mungonte në këtë samit kur kanë qenë 26 shtetet e tjera anëtare? Ne duhet të jemi në debate për të dhënë mendimin tonë,” , ka thënë Sanchez.

Ndërkohë për pjesëmarrjen në Samit dhe për përshëndetjen me Kurtin, Sanchez ka marrë kritika nga Spanja.

Zëdhënës i Grupit Popullor në Kongresin spanjoll, Pablo Hispan, ka thënë se vendimi për pjesëmarrje në Samit është një “pakuptimësi e re” e politikës së jashtme të Qeverisë së Spanjës, derisa thekson se me një veprim të tillë është prishur pozicioni shtetëror që Spanja e ka mbajtur për një dekadë.

Hispan thotë se Sanchez është dorëzuar. Kritika në adresë të Sanchez kanë shkuar edhe nga politikani tjetër spanjoll dhe anëtari i Kongresit, Pablo Casado.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë