Loading…

Foli njeriu që theu rusët: Do t’i shkatërrojmë

  • 22/09/2022 | 16:31

Foli njeriu që theu rusët: Do t’i shkatërrojmë

Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyi është deklaruar pas njoftimit për ‘mobilizimin e pjesshëm’ në Rusi, transmeton Gazeta Metro.


Zaluzhnyi që konsiderohet si meritor për suksesin e madh të ushtrisë ukrainase në luftë me Rusinë ,tha se ushtarët në fushëbetejë nuk do të bëjnë dallimin mes ushtarëve profesionistë dhe rezervistëve të mobilizuar, i vetmi kriter do të jetë nëse dikush vjen i armatosur.

“Do të shkatërrojmë këdo që vjen në vendin tonë i armatosur, vullnetarisht apo i mobilizuar” ka porositur ai sipas shkrimit të ministrisë ukrainase të mbrojtjes në Twitter.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar të mërkurën se do të ketë mobilizim të pjesshëm në Rusisë, megjithëse kjo në dekret nuk theksohet.

Vendimi i Putin ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët rus që reaguan me protesta masive në shumë qytete ruse, që u shtypën me dhunë nga autoritetet ruse.

Kërkesat për t’u larguar nga Moska me fluturime dhe mënyra të tjera transporti shkaktuan rritje të jashtëzakonshme të çmimeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë