Loading…

Foli Qorrolli i VV’së, thotë se opozita ‘fshehu’ emrat që u diskutuan për president

  • 06/05/2026 | 22:44

Foli Qorrolli i VV’së, thotë se opozita ‘fshehu’ emrat që u diskutuan për president

Përderisa publiku ka dëgjuar vetëm për “parime”, duket se në prapaskenë janë diskutuar edhe emra konkretë për president. Kështu ka lënë të kuptohet Vigan Qorrolli nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë një paraqitjeje televizive, përcjell Gazeta Metro.


Ai deklaroi se në takimet që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar me Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, nuk janë diskutuar vetëm qëndrime të përgjithshme, por edhe kandidatura konkrete.

Megjithatë, përkundër kësaj, Qorrolli nuk ka zbuluar asnjë emër, duke lënë të kuptohet se këto “sekrete” mund të dalin në kohë më të përshtatshme politike.

“Ata duhet ta thonë të vërtetën sepse edhe kryeministri do t’i tregojë të vërtetat për propozimet konkrete që janë bërë. Hamza e Abdixhiku thonin që kemi folur për parime, por nuk e thonin një gjë që kanë folur edhe për emra. Janë përmendur edhe emra, njerëz nga bota akademike që i plotësojnë kriteret për këtë pozitë”, deklaroi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë