Loading…

Fondacioni i Mijëvjeçarit synon të angazhojë 200 gra në sektorin energjetik në Kosovë

  • 09/02/2020 | 20:20

Fondacioni i Mijëvjeçarit synon të angazhojë 200 gra në sektorin energjetik në Kosovë

Mungesa e angazhimit të grave dhe vajzave në tregun e punës, e sidomos në profesionet të cilat ushtrohen vetëm nga burrat, ka bërë që Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës të hapë thirrjet për një projekt me shumë rëndësi për vajzat dhe gratë e Kosovës.


Qëllim kryesor i këtij projekti është angazhimi i tyre në sektorin e energjisë si njëra nga fushat ku ka më së shumti mungesë të përfshirjes së gjinisë femërore, raporton KTV.

Projekti i cili është vetëm në fazën e tij të parë, parasheh që të angazhojë përmes punës praktike rreth 200 gra dhe vajza të interesuara për punë në këtë sektor.

Derisa synohet që përmes tij, të ngrihet vëmendja për gjithëpërfshirjen e grave në tregun e punës.

Faza praktike do të zgjasë 6 muaj, derisa kandidatet e pranuara do t’i nënshtrohen punës në secilën prej kompanive apo organizatave të sektorit energjetik.

Vitin e kaluar, 28 gra përmes një projekti të ngjashëm, u përzgjodhën për të studiuar në degë të ndryshme të energjisë në Amerikë.

Ndërsa, pas këtij projekti, FMK’ja parasheh që të hapë thirrjet për aplikime edhe për gratë ndërmarrëse.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë