Loading…

Fondi amerikan ndan 1 milion dollarë për 28 bursa për gratë kosovare

  • 06/07/2019 | 14:18

Fondi amerikan ndan 1 milion dollarë për 28 bursa për gratë kosovare

Sot në prani të Kongresmenit amerikan Eliot Engel, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) në një ceremoni të veçantë, ndau 28 bursa shkollimi nga programi i bursave “Gratë në Energji”, shkruan Gazeta Metro.


Ky program i dedikohet grave kosovare të interesuara në studime që ndërlidhen me sektorin e energjisë. Bursat e ndara për 28 gratë studente arrijnë vlerën e mbi 1 milionë dollarë dhe janë të financuara nga Qeverisa Amerikane nëpërmjet Korpoatës së Sfidave të Mijëvjecarit – MCC dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK).

Qëllimi i programit është të rrisë numrin e eksperteve kosovare në fusha prioritare për ekonominë kosovare siç janë teknologjia e turbinave të ajrit, menaxhimi i termocentraleve, rryma e ripërtërishme, efiçenca energjetike dhe të tjera. Pas një fushate nacionale për ngritjen e vetëdijes për fuqizimin e gruas në sektorin e energjisë, të 28 studentet janë përzgjedhur në një proces aplikimi ku kanë marrë pjesë qindra kandidate, selektuar nga panele përzgjedhëse të përbëra nga ekipe të kombinuara ekspertësh amerikanë dhe kosovarë.

Këto studente do të ndjekin studime profesionale dy-vjecare në kolexhin e Des Moines DMACC, ndërsa gjatë periudhës së studimit do të kenë mundësi të angazhohen në punë praktike në fushat e përzgjedhura. Gjatë ceremonisë, Kongresmeni Eliot Engel deklaroi: “Jam shumë i ngazëllyer që sot po e festojmë finalizimin e një program konkret të finansuar nga MCC e që fokusohet në gratë që duan një karrierë në sektorin e energjisë.

Fuqizimi i grave është i rëndësisë kritike për ekonominë dhe rritjen ekonomike të Kosovës, e po ashtu edhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Këto bursa studimore do të japin rezultat aty ku është nevoja më e madhe, në fushën e rëndësishme të energjisë. E uroj përzemërsisht Fondacionin e Mileniumit të Kosovës dhe ekipin lokal për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe i uroj edhe 28 bursistet kosovare”.

Ky program synon të krijoj një gjenerate të re liderësh që do të inspirojnë ndryshim në Kosovë”. Ceremonia e sotme përfshiu edhe shfaqjen e një filmi të shkurtë dokumentar që rrëfen nisjen e rrugëtimit të 28 bursisteve drejt shkollimit dhe ndërtimit të një karriere në fushën e energjisë në Kosovë.

Programi i Bursave Gratë në Energji është pjesë e një programi të gjerë mbështetës për avansimin e gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës me fokus në sketorin e energjisë që implementohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe mundësohet nga agjensioni amerikan MCC./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë