Loading…

Fonseca: Unë jam përgjegjësi kryesor për humbjen

  • 30/04/2021 | 08:23

Fonseca: Unë jam përgjegjësi kryesor për humbjen

Trajenri i Romës, Paulo Fonseca, ka folur pas disfatës së rëndë nga Manchester United.


Roma pati avantazhin në Old Trafford në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, ata pësuan pesë gola.

Pas kësaj humbje, e ardhmja e Fonsecas po duket edhe më e brishtë në “Stadio Olimpico”.

Portugezi deklaroi se ai është fajtori kryesor për humbjen e sotme.

“Unë jam fajtori kryesor, jam këtu për të marrë përgjegjësi totale”, tha ai.

“Nuk dua të them asgjë, jam fajtor për këtë humbje dhe nuk dua të ik nga përgjegjësia”, tha Fonseca.

Fonseca u pyet për të ardhmen.

“Nuk e di, të shikojmë. Tani është vështirë të flitet për këtë gjë, mendoj që duhet të jemi më të ekuiliburar”, përfundoi Paulo Fonseca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë