Loading…

“Forbes” publikon listën e aktorëve më të paguar për 2020’të: Të gjithë mbetën pa fjalë nga pasuria e kryesuesit

  • 12/08/2020 | 16:47

“Forbes” publikon listën e aktorëve më të paguar për 2020’të: Të gjithë mbetën pa fjalë nga pasuria e kryesuesit

Si çdo vit edhe këtë “Forbes” ka publikuar listën e aktorëve më të paguar të vitit 2020, transmeton Gazeta Metro.


Lista e këtij viti ishte pak më ndryshe, pasi që disa nga aktorët që jemi mësuar të i shohim çdo vjet në  këtë listë, nuk ishin as pjesë e saj.

I pari kryeson Dwayne Johnson, i cili u pagua 87.5 milionë $ gjatë 12 muajve të fundit, përfshirë 23.5 milionë dollarë për rolin e tij në filmin origjinal Netflix, “Red Notice”. Pas tij vjen Ryan Reynolds, me një pasuri vjetore prej 71.5 milionë dollarëve, ku vlen të theksohet se nga 20 milionë dollarë i ka marrë për filmat “Six Underground” and “Red Notice”, ku ai luan me Johnson.

Gjithashtu në pesëshen e parë janë Mark Wahlberg, me 58 milionë dollarë fitime, Ben Affleck me 55 milionë dollarë dhe Vin Diesel, i cili bëri 54 milion dollarë, megjithëqë filmin e nëntë “Fast & Furious” që u shty në vitin 2021 për shkak të koronavirusit.

Për më tepër shikoni listën e mëposhtme:

Dwayne Johnson- 87.5 milionë dollarë

Ryan Reynolds- 71.5 milionë dollarë

Mark Wahlberg- 58 milionë dollarë

Ben Affleck- 55 milionë dollarë

Vin Diesel- 54 milionë dollarë

Akshay Kumar- 48.5 milionë dollarë

Lin-Manuel Miranda- 45.5 milionë dollarë

Will Smith- 44.5 milionë dollarë

Adam Sandler- 41 milionë dollarë

Jackie Chan- 40 milionë dollarë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë