Loading…

Forca: Kjo është befasia që mori Iliri

  • 30/12/2021 | 17:22

Forca: Kjo është befasia që mori Iliri

Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, balerini Ilir Shaqiri mori një surprizë të papritur.


Një balonë po qarkullonte në oborr.

Në fillim banorët e patën të vështirë ta kuptonin, por më pas lexuan emrin e Ilirit.

Monika dyshonte mos ishte surprizë nga Sabiani, por më pas u kuptua se ishte nga mbështetësit e zjarrtë të Ilirit.

Te balona shkruhej: Forca Ilir! Gjithë Shqipëria dhe diaspora është me ty!

Iliri u përlot nga kjo surprizë dhe filloi po dërgonte puthje.

Nga komentet në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” vihet re një mbështetje e madhe për Ilir Shaqirin.

Jo vetëm komentuesit, por edhe ish-banorë e mbështesin Ilirin, si përshembull Arjon Muça apo Elton Tozaj.

Për mua i vetmi VIP aty brenda është Iliri, ndërsa të tjerët janë thjesht figura publike të cilat i hasim çdo ditë në rrugë dhe në kafe. Jo se është më VIP, por është i vetmi VIP. I vetmi që ka bërë një karrierë jashtë dhe është shumë i njohur jo vetëm këtu, por edhe në Itali. Gjithashtu është një njeri që nuk e has në rrugë.,- është shprehur Eltoni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë