Loading…

Forcat Ajrore Amerikane rimbushin aeroplanin luftarak me dron pa pilot

  • 09/06/2021 | 13:25

Forcat Ajrore Amerikane rimbushin aeroplanin luftarak me dron pa pilot

Marina Amerikane shënoi edhe një arritje historike në teknologji ushtarake kur testuan rimbushjen me dronin MQ-25 T1 të një aeroplani luftarak F/A-18 – Super Hornet, transmeton Gazeta Metro.


Mbi shtetin Illinois u testua për herë të parë furnizimi me karburant i një aeroplani luftarak me një dron pa pilot në provën që zgjati mbi 4 orë fluturim. Mjeti fluturues pa pilot MQ-25 T1 i prodhuar nga kompania Boeing.

Droni T1 ka transferuar karburant me sukses provën e fundit në këtë fazë pasi do të vazhdojnë provat në aeroplanmbajtëset e marinës ushtarake të SHBA’së.

Marina Amerikane ka njoftuar se gjatë provës u transferuan 159 litra karburant nga droni në aeroplan.

Udhëheqësi i programit të aviacionit pa pilot i Marinës së SHBA’së Kapiten Chad Reed ka thënë se droni MQ-25 Stingray mund të transportoj deri në 6800 litra karburant./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë