Loading…

Forcat izraelite avancojnë thellë në jug të Rripit të Gazës

  • 07/12/2023 | 11:39

Forcat izraelite avancojnë thellë në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite (IDF) ka thënë se divizioni i 98 i saj ka avancuar më tej në jugun e Gazës përkatësisht në Khan Younis teksa forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme tjera në Rrip, transmeton Gazeta Metro.


IDF ka thënë se në një incident, dy operativ të Hamasit kanë dalur nga një tunel dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj njësisë ushtarake Duvdevan ku këta të fundit kanë vrarë anëtarët e Hamasit dhe pastaj kanë shkatërruar tunelin e tyre.

Në veriun e Rripit të Gazës, Brigada e 406 ka avancuar në kampin Jabaliya duke kapur vendqëndrimin kryesor të Hamasit në atë zonë dhe duke vrarë disa anëtar në proces. Sipas tyre janë gjetur armë dhe disa tunel në atë zonë, raporton The Times of Israel.

IDF ka shtuar se gjithashtu marina e saj ka vazhduar të asistoj forcat tokësore duke kryer sulme me mjete shpërthyese në Rrip të Gazës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë