Loading…

Forcat ruse marrin nën kontroll një tjetër qytet ukrainas

  • 27/05/2022 | 15:06

Forcat ruse marrin nën kontroll një tjetër qytet ukrainas

Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar deklaratat e autoriteteve ruse se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë marrë kontrollin e qytetit, shkruan BBC.


“Sipas të dhënave të paverifikuara, ne humbëm qytetin e Lymanit”, tha Arestovychi në një video, duke shtuar se sulmi ishte organizuar mirë.

“Kjo tregon, në parim, nivelin e rritur të menaxhimit operacional dhe aftësive taktike të ushtrisë ruse”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pasi guvernatori ukrainas i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se Lymani ishte në kontrollin e forcave ruse.

Lymani ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave proruse. /abcnews

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë