Loading…

Forcat ukrainase akuzohen se po i rrezikojnë civilët, Kuleba reagon i zemëruar

  • 05/08/2022 | 08:16

Forcat ukrainase akuzohen se po i rrezikojnë civilët, Kuleba reagon i zemëruar

Organizata Amnesty International akuzoi forcat e ushtrisë ukrainase se janë duke vendosur në rrezik civilët e pafajshëm duke u pozicionuar në ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale.


Sipas shefes së kësaj organizate, trupa vendase gjatë luftimeve përballë rusëve po shkelin e ligjet e luftës kur ata po veprojnë në zona të banuara.

Kjo deklaratë e AI zemëroi autoritetet ukrainase, të cilat përmes ministrit Kuleba reaguan duke thënë se grupi për të drejtat e njeriut kishte vendosur një barazpeshë të rreme midis veprimeve të forcave pushtuese ruse dhe ukrainasve që po mbrojnë shtetin e tyre.

“Kjo sjellje e Amnesty International nuk është për gjetje dhe raportimin e të vërtetës në botë, por është për krijimin e ekuivalencës së rreme, midis shkelësit dhe viktimës, midis një shteti që po shkatërron qindra-mijëra civilë, qytete dhe territore me një shteti që po mbron veten”, tha Kuleba.

Amnesty International tha se ka gjetur dëshmi se forcat ukrainase kanë kryer sulme nga zona të banuara dhe ushtria është vendosur në ndërtesa civile në 19 qytete dhe fshatra në tri rajone ukrainase.

Në raport po ashtu thuhet se Rusia po arsyeton sulmet e saj ndaj zonave civile, pasi ushtarët ukrainas janë dislokuar pikërisht aty./A2/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë