Loading…

Formacionet e mundshme: Itali – Austri

  • 26/06/2021 | 10:04

Formacionet e mundshme: Itali – Austri

Italia dhe Austria do të përballen sonte nga ora 21:00.


Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Austrisë do të ballafaqohen sonte nga ora 21:00 në kuadër të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian.

Italia arriti deri në këtë fazë pasi e mbylli Grupin A në vendin e parë me rekord perfekt, nëntë pikë të grumbulluara, shtatë gola të shënuar edhe asnjë të pësuar.

Në anën tjetër Austria ishte pjesë e grupit C, ku arriti të përfundojë në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Italia po kalon në një formë fantastike ndeshjet e fundit dhe llogaritet favorit në këtë ndeshje, ndërsa austriakët kanë befasuar me paraqitjet e tyre deri tani dhe synojnë ti befasojnë edhe ‘Azzurët’ sonte.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Formacioni i mundshëm i Italisë:

Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Bonucci, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne

Formacioni i mundshëm i Austrisë:

Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Laimer, Grillitsch, X. Schlager; Sabitzer, Baumgartner; Arnautovic

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë