Loading…

Formacionet e mundshme të dy super ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

  • 07/08/2020 | 10:41

Formacionet e mundshme të dy super ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Pas gati pesë muajve ndërprerje shkaku i përhapjes së koronavirusit, Liga e Kampionëve kthehet të premten me dy super përballje në orën 21:00, kur edhe do të zbulohet dy çerek finalistët e parë të këtij edicioni.


Shkaku i suspendimeve dhe lëndimeve, katër klubet do t’i kenë disa mungesa të mëdha dhe më poshtë janë parashikuar formacionet me të cilat mund të luajnë katër klubet.

Manchester City – Real Madrid

Formacionet e mundshme:

Man City: Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Sterling, Gabriel Jesus, Mahrez

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Hazard, Benzema, Asensio

Manchester City e ka epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë, e zhvilluar në Santiago Bernabeu, dhe do të tentojë mbajë atë epërsi sonte kundër Real Madridit, në mënyrë që ta bëjë edhe një hap drejt titullit të parë të Ligës së Kampionëve në histori.

Ndërsa, Real Madridi vjen në këtë duel pas triumfit në garën për titullin e La Ligës dhe është i motivuar që ta përmbysë rezultatin për ta përmirësuar edhe më shumë rekordin mbresëlënës në sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Juventus – Lyon

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo

Lyon: Lopes; Dubois, Denayer, Andersen, Marcal; Aouar, Mendes; Cornet, Reine-Adelaide, Depay; Dembele

Pasi u shpall kampion i Serisë A për herë të nëntë radhazi, Juventus do të duhet ta përmbysë deficitin 1:0 për ta arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi.

Në anën tjetër, Lyoni pësoi disfatë në finalen e Kupës së Ligës kundër Paris Saint-Germain, mirëpo tregoi formë të mirë në atë ndeshje.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen mes vete në çerekfinale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë