Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Camp Nou’ Barcelona do të jetë nikoqire e Rayo Vallecanos në javën e parë të La Liga’s, transmeton Gazeta Metro.
Një orë para se të fillojë ndeshja janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez ka vendosur të luajë nga minuta e parë me tre lojtarët e transferuar gjatë kësaj vere Andreas Christensen, Robert Lewandowski dhe Raphinha.
Ky ballafaqim gjithashtu do të jetë edhe ndeshja debutuese për të tre lojtarët në një ndeshje zyrtare. /gazetametro.net
Formacioni zyrtar i Barcelonës:
𝐋𝐈𝐍𝐄-𝐔𝐏#BarçaRayo pic.twitter.com/lv8XTzHBOB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 13, 2022
Formacioni zyrtar i Rayo Vallecanos: