Me fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës do të takohen Trepça’89-Drita, transmeton Gazeta Metro.
Një orë para se të fillojë ndeshja janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Trepça’89 u rikthye në elitën e futbollit kosovar pas një sezoni që qëndroi në Ligën e Parë dhe sot do të ketë përballë nënkampionin e Kosovës, Dritën.
Para këtij ballafaqimi në një prononcim për Gazeta Metro ka folur qendërmbrojtësi i mitrovicasve, Guri Hana. Ai ka deklaruar se këtë sezon do të jenë ‘arrë e fortë’ për të gjitha ekipet në Superligë. /gazetametro.net
Formacioni zyrtar i Trepçës’89:
Formacioni zyrtar i Dritës: