Skuadra e Lille luan sonte ndeshjen e fundit në kampionatin francez kundër Rennes me fillim nga ora 21:00, megjithatë sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova do të jetë në bankën rezervë, transmeton Gazeta Metro.
Trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec ka vendosur që në ndeshjen e fundit të kampionatit ta lërë në bankën rezervë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Lille sonte do të luaj pa ndonjë objektiv sepse gjendet në pozitën e dhjetë me 54 pikë, ndërsa mysafirët do të provojnë të marrin tre pikët për të siguruar një pozitën në garat europiane pasi që janë në vendin e katërt me 65 pikë.
Zhegrova këtë sezon për skuadrën franceze është paraqitur në 12 ndeshje dhe ka realizuar dy gola ndërsa ka regjistruar edhe një asistim. /gazetametro.net
Le onze de départ pour #LOSCSRFC 👊 pic.twitter.com/YeDlc1q7Bq
— LOSC (@losclive) May 21, 2022