Loading…

Formimi i institucioneve: Shumë shpejt do të qartësohet situata

  • 16/08/2017 | 14:03

Formimi i institucioneve: Shumë shpejt do të qartësohet situata

Kandidati për kryeministër nga koalicion PAN, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se institucionet e vendit do të formohen brenda një afati kohor prej dhjetë ditësh, ndërkohë që seanca e ardhshme konstituive është caktuar për datën 24 gusht.


Ai ka thënë në një konferencë për media ku janë prezantuar dy kandidatët e AAK-së për kryetar të Gjakovës dhe Pejës, se tani janë në periudhën finale dhe se shumë shpejt do të ketë një qartësi politike.

“Për fat jemi tash në periudhën finale edhe besoj që nuk do të shkojë  shumë kohë, për të humbur shumë kohë  të fillojmë me punë, pra jemi në konsulta finale për të vazhduar me punë. Tani mendoj që një qartësi politike do të vijë shumë shpejt në atë afat kohor, një qartësi politike, implementimi mund të merr ta zëmë sikurse e dimë është seanca për Kuvendin, pastaj seanca për qeverinë, por mendoj që një qartësi politike do të vijë më shpejt”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së konsideron se negocimet për formimin e institucioneve kanë dalë më të komplikuara sesa që ishte është menduar për shkak të bojkotimit të takimeve konsultuese ndërmjet partive politike.

“Zhvillimet edhe negocimet për institucionet e vendit mua po më vjen keq që dolën më të komplikuara se sa që është pritur. U bë një presion i habitshëm bojkotues edhe i konsultave, edhe i takimeve, por edhe arsyeja pse ndoshta mori më shumë kohë  është se ishim të interesuar për një bazë më të gjerë  jo vetëm numerikisht,  ashtu ta quaj 61 votë, por për një bazë më të gjerë”, tha ai.

Ndryshe, në takimin e sotëm konsultativ ndërmjet partive politike, në të cilën nuk mori pjesë Vetëvendosje, u vendos për propozimin e koalicionit PAN që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 gusht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë