Loading…

Formimi i Ushtrisë, vështirë i mundshëm me ndryshime në Kushtetutë

  • 15/02/2017 | 15:56

Formimi i Ushtrisë, vështirë i mundshëm me ndryshime në Kushtetutë

Kosova nuk do të mund të arrijë ta bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese, meqë Lista Serbe nuk do t’i votonte asnjëherë ndryshimet, që mundësojnë më pas formimin e ushtrisë, thonë analistë të çështjeve ushtarake dhe të sigurisë.


Ata thonë se pavarësisht mosmbështetjes së partnerëve strategjikë të Kosovës, si NATO dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova do të duhej të formonte Forcën e Armatosur përmes ndryshimit të Ligjit të FSK-së.

Ramadan Qehaja ekspert i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova duhet të krijojë Forcën e Armatosur pa ndryshime kushtetuese, por vetëm me ndryshimin e ligjit të FSK-së, duke e fuqizuar atë me detyra shtesë të karakterit ushtarak.

“Pavarësisht trysnive diplomatike, që ne i kemi pritur që kjo mos të ndodhë, është bërë mjaft me kushtëzimet e Listës Serbe. Nuk ka më as lutje, as pritje për nevojën e votimit të tyre në Kuvend, sepse kjo siç po shihet, nuk do të ndodhë, përkatësisht ata nuk do të votojnë një gjë të tillë, pasi që ashtu e kanë urdhrin nga Beogradi zyrtar”, thekson Qehaja.

Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, iu ka sqaruar deputetëve të Kosovës se transformimi i FSK-së përmes ndryshimit të Ligjit për FSK-në, deri më tani, nuk e ka pasur mbështetjen e partnerëve strategjikë të Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërkaq, më herët kanë deklaruar se “nuk ekziston hapësirë manovruese brenda koalicionit dhe marrëveshjes për koalicion për çfarëdo bisedimesh për Forcat e Armatosura të Kosovës”.

Po ashtu, eksperti i çështjeve të sigurisë Naim Maloku, thekson se transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur, përmes ndryshimeve kushtetuese do të jetë një sfidë për Qeverinë e Kosovës.

Lista Serbe, shton Maloku, nuk do të pajtohet të votojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë formimin e Forcave të Armatosura.

Ndryshe,Forcat e Armatosura të Kosovës, si pasardhëse të Forcave të Sigurisë, janë paralajmëruar të krijohen prej më shumë se dy vjetësh, pas hapjes së dritës së gjelbër nga Aleanca e NATO-s me përmbushjen e kapaciteteve operative.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë