Loading…

Formulari evropian: Çfarë duhet të bëni nëse keni pësuar aksident (Dokument)

  • 07/02/2017 | 09:04

Formulari evropian: Çfarë duhet të bëni nëse keni pësuar aksident (Dokument)

Tashmë është publikuar edhe raporti evropian për aksidentet, raport ky që çdokush duhet ta përdor nëse i ndodh një aksident.


“Ju lutem, të jeni të sjellshëm, të jeni të qetë” është udhëzimi i parë që jepet në krye të këtij raporti, duke dhënë udhëzime edhe për mbushjen e formularit.

Ky formular i përgjigjet modelit të raportit të lëshuar nga Komiteti Evropian i Sigurimeve (CEA).

Secili duhet ta ketë më vete përndryshe Policia e Kosovës do t’iu gjobisë me 50 euro. Sipas ligjit të ri të trafikut Formulari është dokument publik dhe lëshohet nga organi kompetent (kompania e sigurimeve).

Policia e Kosovës ka bërë me dije që nga kjo javë do të nis së kërkuari ky dokument nga ngasësit e veturave pasi që është i përcaktuar edhe me ligjet  në fuqi.

Udhëzimet

Aksidentet e komunikacionit – Çka duhet të bëni?

Nëse dikush ka humbur jetën ose është lënduar, duhet që:

– Të njoftohet institucioni shëndetësor dhe Policia e Kosovës dhe të qëndrojë në vendin e aksidentit të komunikacionit. Ai/Ajo mund të largohet përkohësisht vetëm për t`u ofruar ndihmë personave të lënduar në aksidente të komunikacionit, të ndërmarrë krejt çka mundet që të mënjanohen rreziqet e reja që mund të krijohen në vendin e aksidentit, të mundësojë qarkullim normal të komunikacionit, t`i ndërmarrë të gjitha masat që të mos ndryshohet gjendja në vendin e aksidentit dhe të ruhen gjurmët ekzistuese.

– Të ndizen të gjithë treguesit e drejtimit, dhe të vendoset trekëndëshi i sigurisë.

Nëse është shkaktuar dëm i vogël material:

Menjëherë të largohen automjetet nga rruga, të mundësohet zhvillimi i papenguar i komunikacionit, të plotësohet dhe të nënshkruhet “Raporti Evropian” i aksidentit dhe në të njëjtën kohë të shkëmbehen të dhënat personale dhe të dhënat për automjetin (neni 206 i Ligjit mbi sigurinë e komunikacionit rrugor nr. 02/L-70).

Shoferët nuk guxojnë ta lëshojnë vendin e aksidentit të komunikacionit derisa të mos e kenë plotësuar dhe nënshkruar “Raportin Evropian të Aksidentit” apo në ndonjë mënyrë tjetër, derisa t`i shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për automjetet.

Ju rekomandojmë që pozitat e automjeteve dhe vendi i aksidentit të maten dhe të fotografohen drejtpërdrejt nga një distancë e afërt dhe e largët (dëmtimin e mjeteve, gjurmët e frenimit, bartjes dhe mbeturinave të rëna në rrugë…) dhe gjurmët e rëndësishme (pozitat e rrotave) të shënohen me shkumës.

Raporti mbi aksidentin e komunikacionit shërben për ta konstatuar gjendjen faktike dhe nuk do të thotë se ndërmjet palëve është arritur marrëveshja e fajësisë lidhur me aksidentin dhe se me nënshkrim pranohet fajësia.

Nëse përshkrimi i aksidentit në raportin evropian nuk mjafton të evidentohen të gjitha elementet e duhura, mund të evidentohen në një fletë shtesë të veçantë. Nëse pjesëmarrësi tjetër në aksident refuzon që t`i japë të dhënat personale, të dhënat për mjetin ose e lëshon vendin e aksidentit, në rastin e mospërputhjeve të mendimeve në lidhje me fajësinë, në rast të aksidentit me automjetin e paregjistruar, me automjet me regjistrim të huaj, shoferë të dehur, drejtim pa patentë shofer apo raste të ngjajshme, ju rekomandojmë që për aksidentin ta lajmëroni policinë, e cila do të vijë në vendin e aksidentit (neni 212 i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor).

Si plotësohet raporti mbi aksidentin e komunikacionit?

Në vendin e aksidentit të komunikacionit:

  1. Përdorni vetëm një formë të raportit për dy automjetet që janë përfshirë në një aksident komunikacioni (gjegjësisht 2 forma për 3 automjete etj). Nuk është me rëndësi i cilit pjesëmarrës është formulari apo cili pjesëmarrës i aksidentit e plotëson. Gjatë plotësimit është e nevojshme që të përdoret stilolapsi. Kopja duhet të jetë e lexueshme.
  1. Gjatë plotësimit të raportit, ju lutemi shikoni me vëmendje para se të përgjigjeni në pyetje: a) nën pikën 6 dhe 8, përshkruani nga dokumentacioni juaj për sigurimin (polica e sigurimit ose kartoni i gjelbër/jeshil), b) në pikën 9 përshkruani nga patentë shoferi juaj – saktësisht të shënoni vendin e goditjes në automjet (pika 10) – shënoni me X fushat (01-17) që kanë të bëjnë me aksidentin tuaj (pika 12), dhe në fund t`i shënoni në total fushat e plotësuara me X dhe ta përpiloni skicën e vendit të aksidentit të komunikacionit (pika 13);
  2. Shënoni emrat dhe adresat e dëshmitarëve të mundshëm, sidomos nëse mendimet e pjesëmarrësve në aksident nuk përputhen. Nëse pjesëtarët e policisë janë të pranishëm, sigurohuni që ta cekni emrin e stacionit policor;
  3. Nënshkruani raportin e aksidentit të komunikacionit dhe pastaj jepjani shoferit tjetër për ta nënshkruar. Një kopje të raportit të nënshkruar dorëzojani shoferit tjetër pjesëmarrës në aksident, ndërsa kopjen tjetër mbajeni për vete.

Në shtëpi

  1. Mos harroni ta cekni ku dhe kur mund të bëhet rishikimi dhe vlerësimi i dëmtimit të automjetit tuaj nga ana e ekspertit.
  2. Në asnjë rrethanë nuk duhet të ndryshoni ndonjë gjë në pjesën e parë të raportit lidhur me aksidentin.
  3. Raportin sa më shpejt që është e mundur paraqiteni në kompaninë kompetente të sigurimit.

Rastet e veçanta

  1. Nëse pjesëmarrësit e tjerë në aksident kanë të njëjtën formë që është miratuar nga Komiteti Evropian i Sigurimeve (CEA), apo në një gjuhë të huaj, mbani në mend se format janë identike. Përmbajtjen në këtë formular mund ta kuptoni duke e krahasuar me tekstin e formës suaj. Prandaj, çështjet janë të evidentuara me numër rendor:
  2. Nëse aksidentin e komunikacionit e ka shkaktuar shoferi i automjetit me targa të huaja të regjistrimit, i dëmtuari duhet të kërkojë një kopje të Kartonit të Gjelbër, gjegjësisht ta siguroj një kopje nëse shoferi nuk ka një kopje me vete (kjo veçanërisht është e rëndësishme në rastin kur automjetet janë me targa të vendeve që janë jashtë zonës së BE-së dhe nga Zvicra);
  3. Formulari mund të përdoret edhe nëse në aksident nuk është i përfshirë ndonjë automjet tjetër, p.sh: te sigurimi “Kasko” në rastin e dëmit material të shkaktuar vetë, vjedhja, zjarri, etj.

 

KËTU – mund ta gjeni formularin në fjalë dhe udhëzimet

raporti-i-aksidentit

raporti-i-aksidentit-2

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë