Loading…

Foto e ditës: Distria Krasniqi bën krenarë të gjithë shqiptarët, e ngrit flamurin e Kosovës mbi atë të Serbisë

  • 23/10/2020 | 18:09

Foto e ditës: Distria Krasniqi bën krenarë të gjithë shqiptarët, e ngrit flamurin e Kosovës mbi atë të Serbisë

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje të artë Kosovës. Më pas është ngritur edhe flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë dhe Argjentinës, shkruan Gazeta Metro.


Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, garuesit tjerë kosovarë u eliminuan herët.

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, i cili filloi sot.

Krasniqi ka dominuar në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest. Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.

Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

E në gjysmëfinale, “Disi” e mundi izraeliten Shira Rishony për ta siguruar kështu medaljen e argjendtë. Ajo ishte në nivel edhe në finale, ku përballë e kishte argjentinasen Paula Pareto, njëherësh kampione olimpike, për ta fituar kështu të artën.

Ndërkaq pas fitimit të medaljes, është ngritur edhe Flamuri i Kosovës, i cili është ngritur mbi atë të Serbisë dhe Argjentinës.

Pa dyshim se kjo fotografi sot është fotografi e ditës, muajit e ndoshta edhe e vitit për sportin kosovar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë