Kjo foto zbulon se është sulmuesi polak Robert Lewandowski që ka më shumë vota para Lionel Messi, Karim Benzema dhe Mohammed Salah, por ka mospajtime nëse ky dokument është fals, transmeton Gazeta Metro.
Ky dokument pretendohet se i përket France Football ka rrjedhur dhe tani sipas tij pretendohet se Lewandowski ka mbledhur 627 pikë. Dokumenti është i datës 25 tetor sipas fotografisë së rrjedhur.
Disa fansa në rrjete sociale i janë gëzuar fitores së Lewandowski që më në fund fitoi, ndërsa ka të tjerë që janë skeptik.
Polaku do të ishte fitues meritor i çmimit sidoqoftë, fals apo jo dokumenti pasi ishte favorit të fitonte sezonin e kaluar kur ceremonia u pezullua për shkak të Covid.
Sezonin e kaluar polaku theu rekordin në Bundesliga për gola të shënuar brenda një sezoni, e këtë stinor e ka nisur furishëm po ashtu, 17 gola në 13 ndeshje. Statistika e tij e mesatares për shënim të një goli çdo 52 minuta në Champions League dhe 72 minuta në Bundesliga është mbresëlënëse./gazetametro.net