Modeli dhe influenceri i njohu Jeff Thomas ka rënë me 8 mars nga ndërtesa 57 katëshe në Miami.Pretendohej se mund të ishte vetëvrasje por agjenti i tij thotë se ai ishte lumtur e beson se ra e nuk kërceu, transmeton Gazeta Metro.
“Unë thjeshtë nuk besoj se ai e ka bërë këtë qëllimisht” i ka thënë agjentja e tij Luli Batista gazetës angleze Daily Mail.
Ajo ka thënë se nuk besonte se ai kishte probleme që do ta shtynin drejt vetëvrasjes pasi ajo kishte biseduar me të më pak se 24 orë para vdekjes së tij.
Thomas kishte rënë nga ndërtesa luksoze 57 katëshe në lagjen Brickell Avenue në qendër të qytetit Miami në shtetin e Florida të SHBA’së./gazetametro.net