Loading…

‘Foto sa njëmijë fjalë’: Bekim Haxhiu paraqitet në zyret e Bekim Jasharit

  • 28/09/2021 | 20:16

‘Foto sa njëmijë fjalë’: Bekim Haxhiu paraqitet në zyret e Bekim Jasharit

Deputeti, Bekim Haxhiu siç duket po e braktis Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në garën për Skenderaj, shkruan Gazeta Metro.

Kjo pasi që “Kamishi” është parë në zyret e iniciatëvës së Bekim Jasharit për Skenderajn.

Në disa foto të publikuara nga vet Haxhiu në Facebook, shihet se ai ndodhet në zyrat e Bekim Jasharit, së bashku me Rifat Jasharin.

“Sakrifica dhe heroizmi i Jasharajve ishte kushtrim për popullin, mbetet përjetësisht zëri i ndërgjegjes për të gjithë shqiptarët. Sakrifica e familjes Jashari me përmasa historike është shembulli me unik në botë. Akti më sublim i flijimit për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar i familjes Jashari nuk duhet harruar, duhet të jetë motiv për punë, për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e sigurisë së tij. Ata që dhanë shumë për lirinë e vendit nuk mund ta shkelin kurrë mbi amanetin e dëshmorëve”, ka shkruar Haxhiu.

Më poshtë keni postimin e plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë