Loading…

Fotografi e rrallë e Hamëz Jasharit: Shihet i armatosur dhe me plis në kokë

  • 14/02/2020 | 17:47

Fotografi e rrallë e Hamëz Jasharit: Shihet i armatosur dhe me plis në kokë

Një fotografi e rrallë e Hamëz Jasharit është publikuar në rrjetet sociale, ku ai shihet me armë në brez e në duar, shkruan Gazeta Metro.


Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm dhe ishte djali i dytë i Shaban Jasharit.

Ai kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

Hamëza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

Ndërkaq një fotografi e vjetër e tij është publikuar në Facebook, ku besohet se është realizuar para fillimit të luftës.

Aty Hamëza shihet i veshur në këmishë e pantallona dhe në brez  e duar ka armë, derisa në kokë e mban simbolin e shqiptarëve, plisin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë