Loading…

Fotografi e rrallë e Nënës Terezë me Ismail Kadarenë

  • 07/11/2021 | 19:12

Fotografi e rrallë e Nënës Terezë me Ismail Kadarenë

Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana e ka publikuar një fotografi të rrallë të prindërve të saj kur janë takuar me humanisten shqiptare Nëna Tereza, e cila e kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1989.


Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Nëna Tereza nuk ishte lejuar të hynte në Shqipëri në kohën e komunizmit dhe se nuk kishte pasur mundësi ta shihte nënën e saj dhe motrën që ishin të sëmura.

“Foto e çmuar e vjetër e prindërve të mi me Nënën Terezë gjatë vizitës së saj në Shqipëri në vitin 1989. Pak njerëz e dinë se regjimi komunist ia kishte ndaluar Nënë Terezës hyrjen në Shqipëri, pavarësisht kërkesave të saj të vazhdueshme për të vizituar nënën dhe motrën e saj të sëmurë. Ajo nuk arriti t’i shihte ato të gjalla…”

“Është një paradoks i trishtueshëm që kjo grua e dashur, kjo ikonë e humanizmit modern, që u ofroi ngushëllim mijëra njerëzve të braktisur që po vdisnin në mbarë botën, nuk mund ta bënte këtë për nënën e saj Drane, e cila vdiq e dëshpëruar dhe e vetmuar në Tiranë. Nënë Tereza u lejua të vizitonte varrin e saj vetëm në vitin 1989”,ka shkruar Besiana Kadare, transmeton Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë