Loading…

Fotografi e rrallë: Rugova, Thaçi, Haradinaj, Daci e Rexhepi, në një vend e të buzëqeshur

  • 26/03/2020 | 20:04

Fotografi e rrallë: Rugova, Thaçi, Haradinaj, Daci e Rexhepi, në një vend e të buzëqeshur

Një fotografi e rrallë po qarkullon së fundit në rrjetet sociale, ku aty shihen  Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Bajram Rexhepi, shkruan Gazeta Metro.


Fotografi e rrallë besohet se është realizuar në vitin 2002 dhe ishte kërkesë e ndërkombëtarëve që politikanët më të mëdhenj të asaj kohe në Kosovë, të bënin fotografi së bashku.

Kështu, kjo foto besohet se është bërë pas zgjedhjeve të para parlamentare, me koalicionin e gjerë, ku kryeministër i vendit ishte Bajram Rexhepi, e kryetar i Parlamentit, Nexhat Daci.

Pa dyshim që kjo mbetet njëra ndër fotografitë më të rralla kur politikanët kosovarë u bën bashkë, për të punuar që të funksiononin institucionet e vendit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë