Loading…

Fotografi e vitit 1962: Specialisti kinez duke trajnuar gratë shqiptare për të mbjell oriz

  • 23/05/2020 | 15:49

Fotografi e vitit 1962: Specialisti kinez duke trajnuar gratë shqiptare për të mbjell oriz

Një fotografi e vjetër e vitit 1962 është bërë publike në rrjetet sociale, derisa shihen disa gra në zonën e Zadrimës, duke marr trajnim nga një specialist të ardhur nga Kina për kultivimin e orizit, shkruan Gazeta Metro.


Zadrima është fushë në Ultësirën Bregdetare, pjesë e fushës së Nën-Shkodrës, në rrethin e Lezhës. Shtrihet midis Drinit të Lezhës në perëndim dhe malit të Hajmelit dhe atij të Velës në lindje. Është një fushë e sheshtë dhe shumë e ulët, 20-25 metra mbi det.

Kjo zonë ka qenë shumë e famshme pasi shumë vite më parë është mbjellur oriz.

Kjo bimë lidhet ngushtë edhe me dietën mesdhetare, ku vendet përkatëse e përdorin si lëndë kryesore në menytë e tryezave në familje.

Në Shqipëri para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për hektarë.

Ndërkaq specialit të orizit nga Kina kishin ardhur që të trajnonin shqiptarët në kultivimin e orizit, gjatë viteve 1960. Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale shihet një burrë kinez duke trajnuar disa gra shqiptare.

Që prej viteve ’90 në Shqipëri nuk është kultivuar më bima e orizit, ndërsa këtë vit është rikthyer kultivimi i tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë