Teleskopi Hubble ka bërë një fotografi spektakolare të galaktikës spirale NGC 2903, transmeton Gazeta Metro.
Galaktika NGC 2903 është pjesë e yllësisë së Luanit, e cila është larg rreth 30 milionë vite drite nga Toka. Agjencia amerikane e kozmosit NASA ka përdorur teleskopin e fuqishëm Hubble për ta hulumtuar këtë galaktikë të largët bashkë me mbi 100 galaktika tjera në regjion.
Galaktikat spirale përbjënë shumicën e galaktikave në kozmos, përkatësisht r75 për qind. Rruga e qumështit në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar është riklasifikuar në galaktikë spirale me pjesën qendrore dhe krahët spiralë. Këta krahë janë plot yje, si dhe pluhur kozmik e gazra.
NASA aktualisht është e preokupuar me vrimat e zeza, ndërsa galaktikat spirale përmbajnë vriuma të zeza, të cilat ndonjëherë janë në afërsi të qendrës. Hulumtimet e galaktikave spirale nga Hubble ka për qëllim hulumtimin e lidhjeve ndërmjet vrimave të zeza dhe galaktikave lokale.
#HubbleFriday Few of the universe’s residents are as iconic as the spiral galaxy. This beauty, NGC 2903, is located about 30 million light-years away and was studied as part of a Hubble survey of the central regions of roughly 145 nearby disk galaxies: https://t.co/bG15p8Aqzn pic.twitter.com/frz8SIPypX
— Hubble (@NASAHubble) May 3, 2019
/gazetametro.net