Loading…

Fotografi trishtuese nga Badovci: Thahet i tëri, më shumë kishte ujë verës se dimrit

  • 24/01/2020 | 18:39

Fotografi trishtuese nga Badovci: Thahet i tëri, më shumë kishte ujë verës se dimrit

Sot është publikuar një fotografi e dhimbshme nga liqeni i Badovcit, ku thuajse i tëri është tharë në mungesë të reshjeve, transmeton Gazeta Metro.


Liqeni i Badovcit është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.

Përveç që përdoret për ujë të pijshëm, Badovci përdoret edhe nga peshkatarët pasi që ka peshqi në këtë hapësirë dhe gjithashtu përdoret nga qytetarë të shumtë që të pushojnë.

Ndërkaq sot fotografi Fitim Sopjani, ka publikuar një fotografi të dhimbshme nga Badovci.

Mungesa e reshjeve të borës dhe shiut, ka bërë që ky liqen të thahet gati i tëri dhe pamja është vërtetë e trishtë.

Në publikimin e sotshëm, ky fotograf gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të Badovcit, që e ka realizuar me 21 gusht të vitit 2019.

Sasia e ujit në atë kohë vere ka qenë më e madhe, sesa në këtë kohë dimri, pikërisht kur pritet të rritet niveli ujit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë