Loading…

Fotografia e vitit: Papa Françesku dhe Imami i Madh duke u puthur

  • 05/12/2019 | 22:54

Fotografia e vitit: Papa Françesku dhe Imami i Madh duke u puthur

Nuk ka rastisur të shihni një fotografi të tillë ku dy prijës shumë të rëndësishëm duke u puthur, por kësaj here agjencia e njohur e lajmeve, ‘Reuters’ ka publikuar një imazh të tillë, duke e cilësuar si fotografi e vitit, shkruan Gazeta Metro.


Në fotografinë e publikuar nga ‘Reuters’ shihen duke u puthur Papa Françesku dhe Imami i Madh i al-Zharit.

Fotografia është shkrepur pas nënshkrimit të një dokumenti për luftimin e ekstremizmit, në një takim ndërfetar në Memorialin e Themeluesit në Abu Dhabi, më 4 shkurt 2019.

Kujtojmë, që ‘Reuters’ çdo fundvit publikon 50 fotografitë më të mira të vitit, të cilat kanë një histori pas vetes që ka marrë vëmendjen nëpër botë.

Kjo Agjenci në vitin 2016 pati publikuar edhe një fotografi të Kuvendit të Kosovës me gazin lotësjellës./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë