Loading…

Fotografia prekëse nga Bejruti: Infermierja e re mban tre foshnje në krahë, tenton t’i shpëtojë

  • 05/08/2020 | 12:27

Fotografia prekëse nga Bejruti: Infermierja e re mban tre foshnje në krahë, tenton t’i shpëtojë

Pas shpërthimeve të mëdha që ndodhën të martën pasdite në Beirutit, dëmet do të grumbullohen për një kohë të gjatë, si materiale ashtu edhe njerëzore, shkruan Gazeta Metro.


Kryeqyteti i Libanit u shkatërrua, shumë spitale u dëmtuan, dhe një prej tyre është spitali “Al Roum”.

Ishte atje, dhe më saktësisht në departamentin e saj të gjinekologjisë dhe obstetrikës, që u mor një nga fotografitë më tronditëse.

Përkatësisht, fotografi Bilal Jaëich fotografoi një infermiere të re duke mbajtur tre foshnje të porsalindura në krahë, të rrethuar me rrënoja, xhama të thyer, në të njëjtën kohë duke u munduar të kërkojë ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët, përcjell Gazeta Metro.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me atë të sotmen, sidomos para spitalit “Roum” … Kjo heroinë i mbështjelli dhe i mbajti brenda spitalit përkundër ndërprerjes së komunikimit, me tre të porsalindur në krahë, të rrethuar nga dhjetëra trupa dhe të plagosur”, ka shkruar autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social të Facebookut.

I njëjti spital, i cili funksionon që nga viti 1902 dhe kujdeset për të paktën 350 mijë pacientë në vit, tani është, pas një katastrofe të paparë që goditi Beirutin, duke vuajtur nga mungesa e gjakut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë