Kevin Carter një nga fotoreporterët më të famshëm të Afrikës së Jugut, në vitin 1994 ka kryer vetëvrasje, dy muaj pasi iu dha çmimi prestigjioz “Pulitzer” për një foto të një vajze të uritur nga marsi i vitit 1993, në kohën kur Sudanin e kishte goditur kriza e urisë, trasnmeton Gazeta Metro.
Carter së bashku me disa shokë të tjerë fotoreporterë ishin pjesë e kolektivit, që u bë i njohur si “klubi Beng Beng”, për shkak të burrërisë së tyre në kohën e trazuar të aparteidit në Afrikën e Jugut, para zgjedhjeve të para demokratike në atë vend.
Shkretëtira e mjeruar e gjeti veten në qendër të opinionit botëror, pasi imazhit që Karter i bëri një vajze të vogël, jo më të vjetër se tetë vjet dhe shqiponjës e cila me padurim priste frymëmarrjen e saj të fundit. Ai nga disa dhjetëra metra bëri foton që përshkroi katastrofën humanitare nëpër të cilën po kalonte Sudani.
Fotoja është përzgjedhur për çmimin prestigjioz Pulitzer, i cili Carter i siguroi famë në korridoret fotografike në mbarë botën. Megjithatë, jeta e tij ishte një rrëmujë.
Në ditën e fundit të jetës së tij, Carter thuhet të ketë qenë i lumtur gjersa në letrën e tij lamtumirëse kishte shkruar se po shkon për tu bashkuar me fëmijët e pafat imazhet e të cilëve e kishin prekur thellë në zemër./gazetametro.net