Një votues në qendrën e votimit në Tërstenik të Drenasit e ka fotografuar fletëvotimin e tij dhe vota i është anuluar
Një votues në qendrën e votimit në Tërstenik të Drenasit është zënë nga komisionerët duke e fotografuar fletëvotimin e tij.
Komisionerët e kanë vërejtur këtë veprim të votuesit dhe e kanë nxjerrë atë jashtë vendovotimit pa e lejuar që ta fusë fletëvotimin në kuti.
Një rast i tillë fotografimi i fletëvotimit ishte regjistruar edhe më herët gjatë ditës në këtë qendër votimi.