Loading…
Fotografitë e disa prej personave të vrarë nga serbet në Srebrenicë
  • 11/07/2019 | 22:57

Fotografitë e disa prej personave të vrarë nga serbet në Srebrenicë

Sot janë mbushur plot 24 vite nga Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës, ku serbët vranë mbi 8000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra e djem të moshës 12 deri në 77 vjet, transmeton Gazeta Metro.


Gjenocidi i Srebrenicës përbën një prej masakrave më të mëdha që u kryen ndonjëherë në Evropë.

Ideja e Serbisë së Madhe (duke përfshirë këtu edhe territorin e Kosovës, Kroacisë, Montenegros dhe vendeve të tjera fqinje), daton që nga shekulli 19, dhe ‘u rigjallërua’ pas vdekjes së kreut jugosllav, Josip Broz Tito në vitin 1980.

Ka qenë krimineli i njohur Slobodan Milosevic i cili para një turme në Beograd në vitin 1989, u paraqit si ‘shpëtimtari’ i serbëve.

Ai boshnjakët i konsideronte si terroristë dhe ekstremistë islamik.

Sot e kësaj dite, serbët nuk marrin përgjegjësi për masakrën më të tmerrshme në Evropë, madje ata vazhdimisht viktimizohen përmes kësaj çështje.

Radio Evropa e Lirë ka mbledhur fotografitë e disa prej të vrarëve, të cilat mund t’i shihni duke klikuar KËTU.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë